Miratohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar raportin vjetor të zyrës së Avokatit të Popullit

Naim Qelaj, Avokat i Popullit

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Raportin para deputetëve e ka paraqitur, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili bëri të ditur se në vitin 2021 i kanë shtuar aktivitetet për përmirësimin e të drejtave të njeriut.

Qelaj njoftoi se gjatë vitit 2021 kanë pranuar 1612 ankesa nga qytetarët, dhe ka hasur 45 raste për hetim sipas detyrës zyrtare.

“Në vitin 2021 kemi pasur rritje të konsiderueshme të zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike karshi një viti paraprak, që ka arritur shifrën prej 25% nga 19% sa ishte në vitin 2020. Mirëpo edhe përkundër kësaj rritjeje, vazhdon të mbetet shqetësues niveli i ultë zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike të cilave u rekomandohet”, ka theksuar Qelaj.

Qelaj u shpreh se mbetet shqetësues fenomeni i korrupsionit dhe incidenteve fizike në burgjet e Kosovës.

“Kemi zhvilluar vizita të rregullta dhe paparalajmërim në të gjitha burgjet ku mbahen personat e privuar nga liria, dhe kemi konstatuar se vazhdon të jetë problem dukuria e korrupsionit dhe incidenteve fizike ndërmjet të burgosurve”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai tha se në vitin 2021, zyra e Avokatit të Popullit ka evidentuar se autoritetet publike nuk i kanë dhënë rëndësi vlerësimeve mjedisore për hidrocentrale dhe për depot e mbeturinave.

“Për vitin 2021, kemi konstatuar se autoritetet publike kanë vazhduar të mos i japin rëndësi vlerësimeve mjedisore për hidrocentrale dhe për depot e mbeturinave për shkarkimin e bazës së lumenjve, për zhvillimin e pakontrolluar të përpunimit të gurthyesve etj”, ka thënë ai.

Qelaj tha se shpreson se rekomandimet dhe konstatimet e dala nga ky raport, do të marrin vëmendjen e merituar nga autoritetet.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika