Miratohet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në shqyrtimin e parë Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 61 vota pro, asnjë kundër dhe një votë abstenim. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e cilësoi këtë Projektligj si një nga më të rëndësishmit dhe thelbësor në sistemin shëndetësor të vendit. “Ky Projektligj është hapi […]
Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në shqyrtimin e parë Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me 61 vota pro, asnjë kundër dhe një votë abstenim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e cilësoi këtë Projektligj si një nga më të rëndësishmit dhe thelbësor në sistemin shëndetësor të vendit.
“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë i Kosovë”, ka theksuar Vitia në seancën e Kuvendit.















