“Mirëdita-Dobar dan” sërish “nxeh gjakrat” në Beograd

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha më 18 qershor se beson që festivali “Mirëdita, dobar dan” që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd, duhet të anulohet.

Festivali “Mirëdita-Dobar dan” ,daton  nga viti 2014. Ky festival, që ka për qëllim afrimin e njerëzve, krijuesve në radhë të parë, nga Prishtina dhe  Beogradi, është shoqëruar me probleme, që rrënjët i kanë thellë në politikë.

Problemet e incidentet janë paraqitur gjatë organizimeve në Beograd. Kjo, po ndodh edhe sivjet. Derisa zyrtarët serb, e cilësojnë festivalin më shumë se një provokim, organizatorët thonë se do të bëjnë maksimumin që festivali të mbahet.

Festivali “Miërdita-Dobar dan” ka një historik 10 vjeçar. Synon t’i bashkoj  krijuesit nga Prishtina dhe Beogradi,duke u organizuar në të dyja kryeqytetet derisa në Prishtinë organizimet kalojnë pa problem, në Beograd ka incidente e sulme. Kështu me gjasë do të jetë edhe sivjet.

Gazetari Idro Seferi e ka përcjellë festivalin me vite. Duke bëri rekapitullimin e  organizimeve të mëhershme, thotë se festivali nuk ia ka dalur të sjell normalitet.

“Ky festival ende nuk ka arritur të  sjell në normalitet në marrëdhëniet kulturore, ose shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është siç ka ndodhur me vendet e tjera. Ka ekzistuar dikur edhe një festival për Sarajevën në Beograd, por pas shumë vitesh është normalizuar”, tha Seferi.

Drejtoresha ekzekutive e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut  në Beograd, Sofija Todoroviq  këmbëngul  se do të tentojnë që festivalin ta mbajnë më 27, 28 që përputhet me Vidovdanin, dhe 29 qershor.

“Ne kemi bërë çdo gjë që festivali të kaloj në rregull. Çfarëdo lloj insinuate, që në Serbi tash janë shumë të popullarizuara rreth datave të festivalit, janë të  pasakta dhe më shumë flasin për ata që këtë e kanë gjënë e parë në mendje, se dikush do t’i provokoj. Besoj që vetëm njerëzit që shpesh provokojnë  mund të mendojnë kështu për veprimet e të tjerëve”, tha ajo.

Krijuesit  nga Kosova, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha më 18 qershor se beson që festivali “Mirëdita, dobar dan” që pritet të mbahet në fund të qershorit në Beograd, duhet të anulohet.

Festivali organizohet që prej vitit 2014 dhe ka për qëllim krijimin e një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Daçiq tha se ngjarja nuk po organizohet “në hapësirën shtetërore” dhe se nuk mund të thotë në këtë moment se çfarë do të marrë përsipër shteti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika