“Mirënjohëse për mbështetjen e fortë”, Osmani uron ditën e pavarësisë së Sllovenisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Slloveninë për ditën e saj shtetërore. Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit. “Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Slloveninë për ditën e saj shtetërore.
Në një postim në platformën X, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e fortë të Sllovenisë për të ardhmen euroatlantike të vendit.
“Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
Më 25 qershor, Sllovenia feston ditën e saj kombëtare që njihet edhe si Dita e Shtetësisë.
Kjo ditë përkujton shpalljen e pavarësisë së vendit nga Jugosllavia në vitin 1991.
Vesel dan državnosti predsednici @nmusar in našim prijateljem v Sloveniji!
Today, we join you in celebrating your remarkable achievements throughout the years. The people of Kosovo are grateful for our longstanding alliance and for Slovenia’s strong and continued support for our… pic.twitter.com/d1qV4307lD
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 25, 2024















