Mirsad Shkretës i vidhen 50 mijë euro, nuk i deklaron në AKK

Deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta ditë më parë ka qenë cak i një vjedhjeje. Atij i janë vjedhur 50 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 50 mijë eurosh. Në postimin e tij, ai ka shkruar se i ka përmbushur të gjitha obligimet sipas ligjit në lidhje me deklarimin e pasurisë, dhe të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në mars të 2023

Mirsad Shkreta

Mëngjesi  i 24 qershorit nuk ishte i zakonshëm për Mirsad Shkretën, deputet i Vetëvendosjes, në Kuvendin e Kosovës.

Banesa e tij ishte cak për disa hajdutë të cilët sipas raportit të Policisë kishin arritur të vidhnin hiç më pak se 50 mijë euro.

Por, për të kuptuar se si ka ndodhur rasti, i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë të dielës për Televizionin Dukagjini.

Këto të ardhura që pretendon se i janë vjedhur, sipas deklarimit të pasurisë nuk janë bërë publike.

E për këtë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

“Ju njoftojmë se për rastin e “Vjedhjes së rëndë” janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të kësaj çështjeje penale. Meqenëse rasti është në hetime, aktualisht nuk mund të japim informata shtesë, andaj për zhvillimet e tjera do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Laureta Ulaj-Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

 E pas krejt kësaj situate, Mirsad Shkreta zgjodhi që përmes rrjeteve sociale të tregojë edhe arsyen se nga i mori këto të holla.

“Rrugëtimi im profesional nuk është vetëm në fushën e politikës. Për të gjithë opinionin e gjerë, ne jemi një çift mjekësh, të cilët e ushtrojnë me nder e dinjitet këtë profesion prej më shumë se 20 vitesh dhe gëzojnë respektin e të gjithë pacientëve, studentëve, kolegëve dhe të njohurve të tyre. Vetëm që 1 vit e gjysmë, kam marrë detyrën e deputetit, asnjëherë nuk kam pasur pozita ekzekutive dhe i kam përmbushur sipas ligjit të gjitha obligimet e mia në lidhje me deklarimin e pasurisë. Të njëjtën do ta bëj edhe për deklarimin e këtij viti në mars të vitit 2023, ashtu siç thotë ligji. Prandaj, tendenca për ta lidhur gjithçka me këtë post është qëllimkeqe dhe thellësisht e padrejtë, aq më tepër kur e njëjta lidhet edhe me qëndrimet dhe deklarimet e mia politike”, ka shkruar Shkreta.

Ndërkohë, si shqetësuese këtë gjendje po e shohin edhe njohësit e sigurisë.

“ Është shqetësuese se si një deputet mund ta ketë këtë shumë të parave në banesën e tij. Kjo mund të keqpërdoret. Për këtë duhet të kërkohet përgjegjësi”, ka thënë Drizan Shala.

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala

Në vitin  2013, Shkreta ishte dënuar për mosdeklarim të pasurisë pranë Agjencisë Antikorrupsion, kur kishte pas pozitën e asamblist nga Gjykata Themelore në Ferizaj me 300 euro.

Sipas një aktvendimi të lëshuar nga kjo Gjykatë, Shkreta, asokohe në pozitën e këshilltarit komunal në asamblenë komunale të Hanit të Elezit, nuk kishte bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika