Misetic: Specialja i shpalli në masë të madhe kriminale mjetet e UÇK-së për arritjen e pavarësisë, kaq larg s’shkoi as Prokuroria

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetiq, tha se Trupi Gjykues vendosi që një pjesë e qëllimit të anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale dhe të tjerëve në lidershipin e UÇK ishte që pavarësia e Kosovës të arrihet nëpërmjet krimeve të luftës, duke shtuar se “kaq larg” nuk shkoi as Prokuroria.

“Trupi Gjykues ka vendosur se një pjesë e qëllimit kriminal të anëtarëve të NPK’së dhe ‘të tjerëve në udhëheqjen e UÇK-së’ ishte arritja e pavarësisë së Kosovës përmes krimeve të luftës. Madje edhe Prokuroria nuk shkoi kaq larg.

Këtë deklaratë Misetic e bëri duke komentuar atë të Marko Pelecit, i cili është Grupit Ndërkombëtar të Krizave, që dje tha se reagimet në Kosovë i ngjasojnë shumë me ato që ishin bërë nga kroatët për rastet në Tribunalin Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë.

Prelec thotë se edhe në Kroaci por edhe në Kosovë e kanë gabim, meqë këto rast nuk kanë të bëjnë fare me legjitimitetin e luftës për pavarësi. Ai thotë se gjyqtari i Hagës Smith, e bëri të pamundurën për ta theksuar një gjë të tillë.

Misetic i jep të drejtë Prelecit “pjesërisht” për këtë koment.

“Pra, Marko Prelec ka pjesërisht të drejtë që gjykata nuk e deklaroi të paligjshme të drejtën e Kosovës për pavarësi (ajo nuk kishte juridiksion për ta bërë këtë), por gjykata deklaroi se mjetet e përdorura për të arritur pavarësinë e Kosovës ishin, në një masë të konsiderueshme, kriminale”.

Poshtë këtij postimi në X, Prelec i komentoi sërisht Miseticit.

“E drejta e Kosovës për pavarësi, ashtu si e drejta e Kroacisë, nuk është dhe nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve. Të veprosh sikur është, vetëm sa na bën të dukemi keq. FUND”./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika