Misetiq publikon fjalën e mbrojtjes së Thaçit: Prokuroria kërkon dënimin e tij për biseda që nuk patën asnjë ndikim real

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Miseti1, ka reaguar pas deklaratës përmbyllëse të avokates Sophie Menegon në gjykimin për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Menegon kërkoi që ndaj Thaçit të merret aktgjykim lirues, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka dëshmuar se ai ka ndërhyrë te dëshmitarët.

Misetiq, duke iu referuar qëndrimit të mbrojtjes, tha se çështja ndaj Thaçit lidhet me biseda të zhvilluara në njësinë e paraburgimit dhe se nuk ka pasur ndikim real.

“Ky rast në thelb përmblidhet në një të vërtetë: zoti Thaçi po gjykohet për një bisedë në njësinë e paraburgimit. Nuk ka asnjë pretendim për ryshfet, detyrim apo kërcënim ndaj dëshmitarëve. Nuk ka asnjë pretendim për ndërhyrje faktike te dëshmitarët”, ka shkruar Misetic.

Ai theksoi gjithashtu se, sipas mbrojtjes, në këtë rast nuk ka viktimë.

“Nuk ka asnjë viktimë në këtë rast. Prokuroria kërkon që zoti Thaçi të dërgohet në burg për gjashtë vjet për biseda brenda një njësie paraburgimi që rezultuan në zero ndikim në botën reale”, thuhet në reagimin e tij.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika