Mishetiq-dëshmitarit: Në polici më 1999 nuk keni thënë që keni parë emblemë të UÇK-së te personat që të rrëmbyen

“Po deklarata që i keni dhënë policisë, në deklaratë nuk thuhet që personat që kishin veshur uniforma me lara kishin emblemë të UÇK-së në uniformë. Pse kjo nuk thuhet në deklaratën tuaj të 1999. Keni nënshkruar një deklaratë që nuk përmend asnjë simbol ose emblemë identifikuese të UÇK-së, kështu?”, e ka pyetur dëshmitarin mbrojtja e Thaçit

Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq e ka pyetur dëshmitarin lidhur me një deklaratë që ky i fundit e ka dhënë në polici në vitin 1999, pas rrëmbimit për të cilin pretendon.

Mishetiq i ka thënë dëshmitarit se në këtë deklaratë nuk ka përmendur se ka parë emblemë të UÇK-së në uniformat e personave që e kanë ndalur.

“Po deklarata që i keni dhënë policisë, në deklaratë nuk thuhet që personat që kishin veshur uniforma me lara kishin emblemë të UÇK-së në uniformë. Pse kjo nuk thuhet në deklaratën tuaj të 1999. Keni nënshkruar një deklaratë që nuk përmend asnjë simbol ose emblemë identifikuese të UÇK-së, kështu?”, pyeti avokati Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tha se nuk e ka vlerësuar të rëndësishme këtë deklaratë në atë kohë.

“Nuk e kam vlerësuar si të rëndësishme këtë deklaratë në atë kohë”, tha dëshmitari.

Mishetiq pyeti dëshmitarin se a ka pasur mundësi që fakti se ka parë emblemë nuk është thënë nga dëshmitar gjatë marrjes së dëshmisë apo ka mundur të ndodhë e kundërta që kjo hollësi të mos mbahet si shënim.

“Dëshmia juaj është që i keni thënë policisë që ka pasë emblemë UÇK-ja, por fakti është që kjo si hollësi nuk përmbahet ose nuk përfshihet në deklaratën tuaj i takon që nuk ia keni thënë policisë, apo e kundërta që ju ia keni thënë, por ata nuk e kanë vënë si shënim”, tha Mishetiq.

Ndërsa, dëshmitari insistoi se e ka thënë dhe nëse nuk është përfshirë kjo pjesë në deklaratë nga policia nuk e di.

“Unë thashë që ata e kishin emblemën identifikuese, në qoftë se e ka përfshi policia apo jo në deklaratën që kam dhënë unë, këtë nuk e di”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se nuk ishte e zakonshme që në territoret ku kontrollonte Qeveria të shihje njerëz me emblema të UÇK-së.

Nuk ishte e zakonshme. Deri në atë moment unë nuk kisha parë. Deri në momentin që me rrëmbyen, vetëm në televizion i kam parë”, tha ai.

Mishetiq u ndal edhe te rrëmbimi i Velko Markoviqit, që, sipas dëshmitarit, vepër kjo e kryer nga UÇK-ja.

“Siç keni dëshmuar para trupit gjykues ju keni thënë se Zoti Markovic është marrë së pari në Fushë-Kosovë dhe nga aty e keni parë në Maxhunaj. A e ke thënë këtë gjë apo jo?”, tha Mishetiq.

Ndërsa, Ivanisheviq tha se nuk ka thënë që Markoviqi është rrëmbyer në Fushë-Kosovë.

“Nuk e thashë se Markovicin e kanë rrëmbyer në Fushë-Kosovë. Unë e kam parë ata kur me rrëmbyen mu vetë, e pashë në makinë, afër Novoselës, nuk e kam parë se ku ka qenë ai ku e kanë ndaluar”, tha dëshmitari.

Ndryshe, mbrojtja e Thaçit, përmes avokatit Luka Misteic, ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin Dragan Ivanisheviq.

Ndërsa, pyetjet për dëshmitarin i ka filluar mbrojtja e Jakup Krasniqit, përmes avokatit Victor Baiesu.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika