Misioni i BE-së nuk do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Veri

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë për të siguruar që zgjedhjet në veri të vendit të mbahen në kushte paqësore

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano





Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano ka thënë se afatet e shkurtra nuk e lejojnë Bashkimin Evropian të dërgojë një mision elektoral me rastin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës.

Stano bën të ditur se ndonëse BE-ja ka marrë një ftesë për të vendosur një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU MVZ) për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, një gjë e tillë nuk  do të jetë e mundur.

“BE-ja ka marrë një ftesë për të vendosur një Mision të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EU MVZ) për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të planifikuara më 18 dhjetor 2022. dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, të planifikuara më 25 dhjetor 2022. Fatkeqësisht, afatet shumë të shkurtra nuk e lejojnë BE-në të dërgojë një mision elektoral me këtë rast. Metodologjia jonë (duke përfshirë vëzhgimin afatgjatë dhe afatshkurtër), parashikon që çdo MVZ e BE-së të vendoset shumë përpara ditës së zgjedhjeve në mënyrë që të mbulojë dhe të jetë në gjendje të ofrojë analiza të hollësishme të gjitha aspektet e procesit zgjedhor në një raport përfundimta”, ka deklaruar Stano.

Krahas kësaj, ai ka thënë se BE-ja dënon sulmet e dhunshme në veri të Kosovës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesit që të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe të rivendosin qetësinë menjëherë.

Ndërkaq, ai thotë se autoritetet e Kosovës duhet të marrin parasysh me kujdes të gjithë faktorët e sigurisë për të siguruar që zgjedhjet në veri të vendit të mbahen në kushte paqësore.

Shkaku i zgjedhjeve në Veri të vendit vien pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika