Misioni i OSBE-së e dënon zjarrvënien e shtëpisë së sapondërtuar së një qytetari serb të Kosovës
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas djegies së shtëpisë së një serbi në Istog, i cili i kishte marrë çelësat nga institucionet e Kosovës të premten. Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së e ka dënuar sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një të kthyeri serb të Kosovës në Veriq, duke […]
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas djegies së shtëpisë së një serbi në Istog, i cili i kishte marrë çelësat nga institucionet e Kosovës të premten.
Në një komunikatë, Misioni i OSBE-së e ka dënuar sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një të kthyeri serb të Kosovës në Veriq, duke u bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë.
“Ne dënojmë sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një të kthyeri serb të Kosovës në Veriq, komuna e Istogut. I bëjmë thirrje policisë që të hetojë rastin dhe të vërë para drejtësisë autorët”, thuhet në reagim.
Së bashku me institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, në reagim theksohet se Misioni i OSBE-së në Kosovë e mbështet fuqimisht kthimin e personave të zhvendosur, në përputhje me mandatin për të drejtat e njeriut dhe pajtim.
“Për këtë qëllim, mirëpresim gatishmërinë e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për të vazhduar mbështetjen për familjen e prekur”, vijon reagimi.















