Misioni i SHBA-së në NATO: 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, dëshmi e vendosmërisë së popullit kosovar
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe ky fakt sipas SHBA-së, është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës. “Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për punën e tyre të paçmuar përmes […]
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka uruar Kosovën për 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, dhe ky fakt sipas SHBA-së,
është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.
“Ne gjithashtu shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion mbështetës për paqe i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin në platformën “X” të misionit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore.
Këtë postim, i cili përmban fotografi të trupave amerikane gjatë patrullimeve në Kosovë, e ka shpërndarë ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj.
Ai ka thënë se Kosova është gjithmonë mirënjohëse ndaj SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugës së euro-atlantike, si dhe për angazhimin e saj të fortë për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë.
“Si gjithmonë, SHBA mbetet udhërrëfyesi i Kosovës për paqe, liri dhe demokraci”, ka shkruar Zemaj në “X“.















