Misioni i SHBA-së në NATO: Kujdesshëm po marrim hapa për forcimin e KFOR-it në Kosovë

Misioni i SHBA-së në NATO, është duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara

epa09233271 Soldiers of the Kosovo Security Force (KSF) line up following the 'Defender Europe 21' military exercise in the village of Deve, Kosovo, 28 May 2021. Kosovo Security Force joined for the first time the military exercise 'Defender Europe 21' which involves 26 nations, including the US and around 28,000 multinational forces all focused on building operational readiness and interoperability between NATO allies and partners. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Misioni i SHBA-së në NATO është duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për ta përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftim në profilin e tyre në platformën “X”.

“NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha mandat KFOR-it në 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”, thuhet në njoftim.

Më tej, misioni i SHBA-së ka shtuar se KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multietnike.

“Në Forumin Ministror, aleatët diskutuan situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika