Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitojnë PDK-në, flasin për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet në veri

Misioni përcjellës për zgjedhje nga Bashkimi Evropian (BE), kanë vizituar Partinë Demokratike të Kosovës, ku kanë diskutuar për reformën zgjedhore dhe zgjedhjet në veri të vendit

Pamje nga takimi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, bashkë me deputetet Eliza Hoxha, Blerta Deliu-Kodra si dhe sekretarin për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, kanë pritur të enjten në takim delegacionin e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, në krye me eurodeputetin Lucas Mandl.

Pas vendimit të 30-të tetorit, të ambasadorëve të BE-së për fillimit e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, nënkryetarja Çitaku e falënderoi eurodeputetin Mandl për angazhimin dhe përkushtimin e tij konsistent në avancimin e kësaj agjende.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen aktuale politike në vend, në veçanti për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor si dhe për reformën zgjedhore në vend.

Pamje nga takimi

Nënkryetarja Çitaku ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës me shpalljen e këtyre zgjedhjeve, ka qenë e para që e ka dëshmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi me kandidatë për katër komunat në veri.

Sipas njoftimit për media, PDK-ja pret një proces zgjedhor të qetë ku zyrtarëve të angazhuar nga KQZ dhe qytetarëve me të drejtë vote, nuk do t’iu cenohet siguria.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se PDK si lidere e opozitës në Kosovë është prijetare dhe nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë, gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e dala nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika