Kompania Rajonale e Ujësjellësit ” title=”"Mitrovica"”>”Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm në qytete si Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Këto reduktime vijnë si pasojë e gjendjes se krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë

Në njoftim thuhet se orari i reduktimeve në Mitrovicë do jetë nga ora 09:00-18:00, duke përfshirë pjesët: • Tuneli I Pare, Stan Trg, Rahove, Shupkovc, Zasellë, Lisicë, Lipë, Boletin, Kolonija, Lagjja 2 Korriku, Kqiç, Frasher, Pirq, Broboniq, Koprive dhe Vërrnice, Suhodoll, Gushafc, Vinarc, Vidimriq dhe Koshtovë.

Ndërsa, nga ora 18:00 – 06:00 do ketë reduktime në qytet.

Në Vushtrri, reduktime për fshatrat nga ora 06:00-18:00, ndërsa 18:00–06:00 reduktime në qytet,

“SKËNDERAJ

06:00 – 18:00 Reduktime për fshatrat,

18:00 – 06:00 Reduktime në qytet,”, thuhet në njoftim.

“Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët tanë, ju lusim që ujin ta konsumoni në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi”, vijon njoftimi.

Vlen të përmendet, se të premtën e 29 nëntorit ka ndodhur një sulm terrorist në Kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut, i cili është vlerësuar si akt terrorist në infrastrukturën kritike të Kosovës.