Mjekë ushtarakë nga Hungaria udhëtojnë për në Kosovë

Ekipi i mjekëve ushtarakë nga Hungaria ka udhëtuar për në Kosovë për të ofruar kujdes mjekësor dhe rikthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it që u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në Zveçan

Disa ushtarë të plagosur të KFOR-it dërgohen në Spitalin Amerikan në Prishtinë, 29 maj 2023.

Një ekip i mjekëve ushtarakë tashmë ka udhëtuar nga Hungaria për në Kosovë, për t’u kujdesur dhe kthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it, që janë plagosur gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë.

Kështu ka raportuar Shërbimi i Hungarisë i Radios Evropa e Lirë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Tre ushtarë hungarezë të KFOR-it janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit” gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, të hënën në Zveçan, bëri të ditur misioni paqeruajtës i NATO-s.

Në njoftimin dërguar mediave thuhet se tre ushtarët “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

Në përleshjet e një dite më parë u plagosën gjithsej 30 ushtarë të KFOR-it: 19 hungarezë dhe 11 italianë.

KFOR-i ka thënë se dhuna e së hënës në Zveçan ishte e “paprovokuar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika