Mjekët në Angli tani kanë një alternativë të recetës për pacientët me pagjumësi

Mjekët në Shërbimin Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar tani mund të përshkruajnë aplikacionin Sleepio për pagjumësinë në vend të ilaçeve për gjumin që mund të formojnë zakone

Ilustrim

Për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia, një aplikacion digjital për të trajtuar pagjumësinë është një alternativë efektive ndaj pilulave të gjumit, sipas Institutit Kombëtar për Përsosmërinë e Shëndetit dhe Kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar .

Mjekët në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar kanë përshkruar aplikacionin “Sleepio”, i cili përdor inteligjencën artificiale për t’iu ofruar njerëzve terapi konjitive të sjelljes për pagjumësinë në vend të medikamenteve të gjumit si “zolpidem” dhe “zopiclone” që mund të formojnë varësi dhe nuk janë të destinuara për përdorim afatgjatë.

Deri në 800,000 njerëz mund të përfitojnë nga përdorimi i Sleepio në Angli, tha NICE.
Aplikacioni ofron një program digjital gjashtëjavor që përfshin një test gjumi, seanca javore interaktive CBT-I dhe mbajtjen e një ditari për modelet e gjumit.
Instituti tha se programi i bazuar në aplikacione, i cili kushton 56 dollarë për person, ishte më kosto-efektiv për sistemin e kujdesit shëndetësor sepse, bazuar në një vjet përdorimi, ai çoi në më pak takime me mjekun dhe në më pak receta për pilula gjumi.
“Analiza jonë rigoroze, transparente dhe e bazuar në prova ka gjetur se Sleepio është një kursim i kostos për NHS në kujdesin parësor krahasuar me pilulat e gjumit dhe higjienën e gjumit. Gjithashtu do të reduktojë varësinë e njerëzve me pagjumësi në barnat që formojnë varësinë si zolpidem dhe zopiclone.” tha Jeanette Kusel, drejtoreshë në detyrë për MedTech, në një deklaratë.
Dymbëdhjetë prova të kontrolluara të rastësishme dhe standardi i artë për kërkimet mjekësore, treguan se Sleepio është më efektiv në reduktimin e pagjumësisë sesa higjiena e gjumit dhe pilulat e gjumit, thuhet në deklaratë, transmeton “CNN“.
Higjiena e gjumit i referohet mënyrave sesi mund ta ndihmoni trurin tuaj të njohë se është koha për të fjetur dhe më pas për të qëndruar në gjumë. Këto strategji përfshijnë gjëra të tilla si mbajtja e një rutine të rregullt, gjumi në një dhomë të errët, të qetë dhe të freskët dhe shmangia e alkoolit dhe kafeinës gjatë ditës.
Programi Sleepio është projektuar për t’u përfunduar në gjashtë javë, por njerëzit kanë akses të plotë për 12 muaj nga fillimi i përdorimit të aplikacionit.
Kjo aksesueshmëri i lejon njerëzit të kryejnë seancat me ritmin e tyre dhe të rishikojnë seancat nëse dëshirojnë, tha NICE.
Seancat fokusohen në identifikimin e mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që kontribuojnë në simptomat e pagjumësisë. Ndërhyrjet njohëse synojnë të përmirësojnë mënyrën sesi një person mendon për gjumin, dhe ndërhyrjet e sjelljes janë krijuar për të promovuar një rutinë të shëndetshme të gjumit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika