Mjekët turq trajtojnë 12 fëmijë me probleme të lindura në zemër

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në kuadër të një misioni humanitar nga organizata ndërkombëtare Muntada Aid, me pjesëmarrjen e një ekipi të specializuar të mjekëve nga Turqia, po trajtohen 12 fëmijë me probleme të lindura në zemër.

Në bashkëpunim të ngushtë me Klinikën e Pediatrisë, Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, Klinikën e Anestezionit dhe Klinikën e Neonatologjisë, u realizua me sukses ndërhyrja e parë e këtij lloji në Ballkan, trajtimi kirurgjikal i një të porsalinduri me atresion të arteries pulmonare, një gjendje e rëndë kardiake që rrezikon jetën.

“Falë përkushtimit të profesionistëve tanë dhe bashkëpunimit të frytshëm me ekipin turk, ky intervenim i ndërlikuar përfundoi me sukses dhe i dha foshnjës shansin për një jetë normale”, thuhet në njoftimin e bërë nga QKUK.

Tutje, thuhet se ky operacion është pjesë e një misioni humanitar që ka për synim ofrimin e trajtimit për 12 fëmijë me sëmundje të rënda kardiake, të cilët aktualisht po operohen në QKUK, nga kardiokirurgë dhe specialistë nga Turqia.

“ShSKUK shpreh mirënjohje të thellë për kontributin e organizatës Muntada Aid, për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në shërbim të fëmijëve tanë, si dhe për mjekët turq që po japin ekspertizën e tyre më të mirë në këtë mision jetik.

Veçanërisht falënderojmë ekipin mjekësor nga Turqia dhe mjekët tanë të përfshirë në këtë sukses të madh,Prof. dr. Ilker Yucel, kardiolog,Prof. dr. Halil Demir, kardiolog,Prof. dr. Oktay Korun, kirurg kardiak, Dr. Abid Karagoz, anesteziolog dhe Dr. Ramush Bejiqi dhe ekipin vendor të mjekëve dhe stafit përcjellës. Emre Ozturk, teknik i anesteziologjisë, Ercan Ersoy, perfuzionist, Husnyie Kaya, infermier i anestezisë dhe kujdesit intensiv, Musa Turgut, teknik i laboratorit të kateterizimit”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika