Mjekja kujdestare flet për gjendjen e policit të plagosur në Skenderaj

Nga Qendra Klinike Universitarë e Kosovës (QKUK), ka folur mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, e cila ka treguar për gjendjen e policit të plagosur në Skenderaj. Sipas saj, gjendja e policit të plagosur është stabile, dhe se ende është duke u trajtuar në klinikë

Dr. Vjollca Binqe

Në mëngjesin e hershëm të 3 korikut, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të plagosur nga gjuajtja me armë zjarri. Në këtë rast, dyshohet se kanë qenë të përfshirë disa persona, përfshirë edhe ish-gjeneralin Nuredin Lushtaku.

Ndërsa gjatë të dielës së tre korrikut, Lushtaku ka qenë në stacionin e policisë për intervistim, ku pas marrjes në pyetje ai është liruar. Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar avokati i ish-gjeneralit Lushtaku, Artan Qerkini. Ai ka thënë se Nuredin Lushtaku është liruar në mungesë të dyshimeve të arsyeshme.

“E kam vizituar zotin Lushtaku. Ai është liruar me procedurë të rregullt, meqenëse nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm që ai ka përdorur armë gjatë incidentit në fjalë”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se policia do t’i zhvillojë hetimet.

Policët, të cilët ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri kishin kërkuar trajtim mjekësor në qendrën emergjente të QKUK-së. Ndërsa njëri nga ta, është duke u trajtuar ende në Klinikën Ortopedike.

Mjekja kujdestare në Klinikën e Ortopedisë, Vjosa Binqe, ka folur për gjendjen e policit të plagosur në këmbë, ku ka thënë se gjendja e tij është stabile, dhe se i njëjti është duke e marrë trajtimin e nevojshëm.

Tutje, ajo ka treguar edhe kohën se kur janë sjellë policët e plagosur në QKUK.

“Polici është pranuar në ora 3:28, domethënë në mëngjes. Gjendja e tij është stabile, analizat janë në normë. Sa i përket lëndimit, ka pësuar lëndim në shputën e majtë, domethënë është një plagë tejshpuese me armë zjarri, është trajtuar, është vendosur imobilizimi me gips, është dhënë terapia, e cila jepet për këtë gjendje, antibiotikë, mbrojtje antitetanike, analgjetikë, për momentin gjendja e tij është stabile dhe nuk ka ndonjë pengesë”,  ka sqaruar Binqe për RTK-në.

Flet avokati i ish-gjeneralit Lushtaku: Ai është liruar, nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika