Mjet i dyshuar i lëshuar nga ajri në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka intervenuar pas gjetjes së një mjeti të dyshuar në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Për shkak të dyshimit për rrezik të mundshëm, policia ka evakuuar qytetarët dhe ka vendosur perimetër sigurie rreth zonës.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili ka bërë trajtimin e mjetit të dyshuar në mënyrë profesionale, të sigurt dhe të kontrolluar.

Sipas Policisë, mjeti i dyshuar dyshohet se është lëshuar nga ajri.

“Sot, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, është vërejtur një mjet i dyshuar.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e menjëhershme të sigurisë, duke evakuuar qytetarët dhe duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve të Improvizuara Eksploduese, i cili është marrë me trajtimin profesional, të sigurt dhe të kontrolluar të mjetit të dyshuar (i cili dyshohet se është lëshuar nga ajri), duke evituar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët dhe banorët e asaj zone.

Policia e Kosovës ka dëshmuar edhe një herë gatishmërinë dhe efikasitetin e saj në garantimin e sigurisë publike, ndërsa për mjetin e dyshuar do të vazhdojnë ekzaminimet e mëtejme si dhe zbardhjen e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe vigjilencën e treguar, si dhe i fton ata që për çdo rast apo informacion lidhur me mjete të dyshuara t’a raportojnë menjëherë në numrin emergjent 192 ose përmes aplikacionit digjital të Policisë”, ka njoftuar Policia.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika