Të enjten e 16 marsit, në kabinetin e ministrit Hajrulla Çeku, do të nënshkruhet memorandum mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Universitetit të Prishtinës.

Ky memorandum do të nënshkruhet në orën 10:00.

Ai ka për qëllim konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

Memorandumi do të nënshkruhet nga ministri Hajrulla Çeku dhe rektori Qerim Qerimi.