MKRS: Lajm i madh, Kampionati Evropian i Xhudos për herë të parë në Kosovë
Kampionati Evropian i Xhudos do të mbahet në Kosovë për herë të parë më 16 dhjetor 2023, me garues nga e gjithë Evropa. Kjo garë ndërkombëtare më çmimin kryesor 300 mijë euro ,organizohet nga Kosova Judo Federation dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) dhe Federata Evropiane e Xhudos. Po kjo ngjarje nga […]
Kampionati Evropian i Xhudos do të mbahet në Kosovë për herë të parë më 16 dhjetor 2023, me garues nga e gjithë Evropa. Kjo garë ndërkombëtare më çmimin kryesor 300 mijë euro ,organizohet nga Kosova Judo Federation dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) dhe Federata Evropiane e Xhudos.
Po kjo ngjarje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është duke u vlerësuar si lajm i madh për Kosovën.
“Lajm i madh për Kosovën: Kampionati Evropian i Xhudos për herë të parë në Kosovë. Pas sukseseve të jashtëzakonshme të xhudistëve tanë në garat ndërkombëtare, ata dhe xhudistë nga e gjithë Evropa do të kemi mundësi t’i shohim duke u ndeshur në Kosovë”, ka shkruar MKRS-ja.
“Në kuadër të programit ‘Kosova, shtet i xhudos’, për herë të parë në vendin tonë do të mbahet Kampionati Evropian i Xhudos (European Championships Open) më 16 dhjetor 2023”.
Sipas MKRS, “kjo garë ndërkombëtare më çmimin kryesor 300 mijë euro, organizohet nga Kosova Judo Federation dhe përkrahet nga MKRS dhe Federata Evropiane e Xhudos”.















