Alef ka një automjet elektrik, i cili është ende në zhvillim. Është model A, si makina e parë fluturuese, një automjet i hijshëm, që po punohet të jetë i gatshëm për ngritje vertikale, dhe të mund të fluturojë për 110 km.

Firma shpreson të konkurrojë në një treg të pushtuar nga rivalë, si AirCar dhe Pal-V, që tashmë janë duke fluturuar.

Por Jum Dukhovny, shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Alef, ka argumentuar se shumica e automjeteve ekzistuese nuk janë makina fluturuese.

“Një makinë fluturuese duhet të jetë një makinë, që do të thotë se mund të lëvizë në një rrugë të rregullt, të parkojë në një vend parkimi të rregullt. Dhe gjithashtu duhet të ketë ngritje vertikale”, ka thënë ai për BBC-në.

Kjo makinë e Modelit A, ka dizajn dhe sipërfaqe të përshtatshme për të siguruar ngritje.
Megjithatë, për të funksionuar kjo, nevojitet edhe energjia elektrike.

Megjithatë, sipas Dukhovny, autoritetet do të vendosin rregulla se si dhe ku mund të fluturojnë automjetet, pra do të caktojnë hapësirën.