Modeli i ri nga Lamborghini debuton në New York

Që nga tani, shoferët do të shpresojnë të kalojnë më shumë kohë pas timonit sesa thjesht të shikojnë në të gjitha linjat e mprehta të jashtme.

Për këtë interier të veçantë, me një mjedis sportiv dhe komod, kompania automobilistike Lamborghini do të kujdeset deri në detajet e fundit.

Inside of Huracan Tecnica

Huracán Tecnica nga familja e Lamborghini, bëri debutimin e tij në Amerikën e Veriut në New York City, gjatë një eventi ekskluziv në mbrëmjen e 12 prillit.

Lamborghini Huracán Tecnica Debuts in New York City
Stephan Winkelmann, CEO of Lamborghini

Modeli i ri për familjen e Huracán, mahniti të gjithë të pranishmit, e që është prezantuar në Lamborghini Lounge nga drejtuesit e Lamborghini, ku përfshihej CEO i kompanisë, Stephan Winkelmann, dizajneri Mitja Borkert dhe shefi për marketing dhe shitje, Federico Foschini.

“Ishte një moment i veçantë për mua të kthehesha në qytetin e New York duke zbuluar kryeveprën tonë të re për klientët dhe miqtë e markës në Lamborghini Lounge, duke shfaqur ADN-në e dizajnit të markës Lamborghini”, ka thënë Winkelmann.

Huracán Tecnica jep evolucionin e avancuar të aftësive teknikeme aerodinamikë të jashtëzakonshme për performancë të lartë, stabilitet dhe lehtësi në përdorim.

Lamborghini

Ngjarja e datës 12 prill ishte veçanërisht e veçantë, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen si tregu më i madh global për familjen e makinave nga Lamborghini.

Huracán Tecnica do të shfaqet në panairin ndërkombëtar të automjeteve në New York nga 15 deri më 24 prill.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika