Molliqaj: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, simptomë serioze e Asociacionit në ardhje
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Molliqaj e cilëson këtë vendim si një paralajmërim të rrezikut dhe një goditje të rëndë ndaj sovranitetit të Kosovës. “Sovranitetit […]
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Molliqaj e cilëson këtë vendim si një paralajmërim të rrezikut dhe një goditje të rëndë ndaj sovranitetit të Kosovës.
Sipas tij, ky vendim tregon se procesi dialogues me Asociacionin vetëm sa ka avancuar drejt një finalizimi të tij, duke u përballur me kushte të pafundme dhe qesharake që kanë shërbyer për të mbajtur një pozicion të dobët në dialog.
Për këtë situatë, Molliqaj e mban përgjegjëse Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nën mandatin e saj ka dështuar të sigurojë mirëqenie për të gjithë qytetarët, duke thelluar më tej dallimet në përfaqësim politik, ekonomik dhe social.
Molliqaj përfundoi duke theksuar se paralelizmat e tillë, në kuptimin legal, vetëm sa formalizojnë Asociacionin para kurorëzimit të tij final.















