Molliqaj: Kam informacione se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë izoluar, s’po i lejojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë po izolohen dhe nuk po lejohen të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin

Dardan Molliqaj, PSD

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, pretendon se ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, janë izoluar dhe se nuk po lejohen të qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Ai, në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, tha se kjo është një tentativë e Gjykatës Speciale për t’i thyer e nënshtruar.

Molliqaj ritheksoi se krerët e UÇK-së nuk kanë mundësi më të komunikojnë mes vete.

“Ka një shtim të përndjekjes të krerëve të UCK-së. Sa më shumë që rritet padrejtësia dhe rritet edhe përndjekja. Nga ato që u bën publike, u pretendua shumë, në fund doli se janë mbledhur, kanë folur e kanë lëshuar muzikën, gjë që është normale. Ndjenjë më jep që është tendencë për t’i thyer që nuk besoj se do të ndodhë. Informatat që i kam ndonëse nuk janë të konfirmuara, duket që janë të sakta. Ka mundësi që i kanë izoluar, nuk kanë qasje me njëri-tjetrin, ata kanë qëndruar në burg të lirë, gjatë gjithë ditës deri tani”, tha ai.

“Kam informacione në lidhje të drejtpërdrejta me ta, nuk është 100%, por është informacion kredibil. Nuk është fjala që vetëm i kanë ndaluar komunikim me të tjerët, por edhe mes vete”, vijoi ai.

Molliqaj tha se Gjykata Speciale po ua shkel të drejtat themelore ish-krerëve të UÇK-së, dhe se sipas tij, shteti i Kosovës do të duhej të kërkonte më shumë përgjegjësi.

“Atyne po u shkelen të drejtat, kjo do të duhej të ishte alarm. Shteti do të duhej të kërkonte përgjejgësi, ka heshtje edhe nga partitë opozitare me përjashtim te disa deputetë. Gjendja është alarmante”, tha ai.

Molliqaj u shpreh se aksionet e Gjykatës Speciale në Kosovë po bëhen për t’i frikësuar qytetarët. Konfiskimet që ata po i bëjnë, sipas tij, janë të paligjshme.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika