Molliqaj: Kjo është luftë ndaj veteranëve

Kërkesat e veteranëve, për Dardan Molliqajn janë jo vetëm të drejta por edhe të domosdoshme

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, teksa po merr pjesë në protestën e veteranëve të luftës në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se mospërfillja e qeverisë ndaj veteranëve është një luftë ndaj këtyre të fundit.

Ai ka deklaruar se është vetëm pjesëmarrës në protestë dhe jo drejtues i saj.

Kërkesat e veteranëve, për Molliqajn janë jo vetëm të drejta por edhe të domosdoshme.

“Ky nuk është diskriminim as shkelje e të drejtave, është luftë ndaj veteranit, sepse kjo qeveri i ka dhënë qindra miliona euro edhe KEDS-it, ua ka paguar rrymën bankave që bëjnë më shtrenjtë se pagat e veteranëve, ua paguajmë rrymën edhe serbëve në veri e tash të diskutohet a është e drejtë ose jo, kjo është luftë ndaj veteranëve”, ka thënë Molliqaj.

Protesta po vazhdon të jetë e qetë.

Ndërkaq, kuvendi po vazhdon të jetë në një pauzë, pasi kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare, të cilët e bllokuan foltoren.

Në fillim të seancës, opozita ka filluar me brohoritje, duke goditur tavolinat me shishe, duke kundërshtuar kështu ligjin për pagën minimale, si shenjë solidarizimi me protestën e veteranëve.

Ndërkohë, deputetët nga radhët e opozitës kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që të ndërpritet kjo seancë, në mënyrë që të solidarizohen me veteranët e luftës.

Abelard Tahiri, nga radhët e PDK-së ka ndërprerë vazhdimin e seancës duke këputur mikrofonin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika