Molliqaj: Kjo është veç protesta e parë, arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se protesta e sotme për veteranët, është vetëm fillimi. Molliqaj u shpreh se Qeveria e Kosovës, po i poshtëron veteranët me ligje sipas tij të padrejta e deklarata nënçmuese. Ai bëri thirrje për bashkim kundër Qeverisë, të cilën e cilësoi si të rrezikshme. “Kjo është veç protesta e […]
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, tha se protesta e sotme për veteranët, është vetëm fillimi.
Molliqaj u shpreh se Qeveria e Kosovës, po i poshtëron veteranët me ligje sipas tij të padrejta e deklarata nënçmuese.
Ai bëri thirrje për bashkim kundër Qeverisë, të cilën e cilësoi si të rrezikshme.
“Kjo është veç protesta e parë!Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.
“Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i radhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme”, tha Molliqaj
Protesta e sotme e veteranëve u bë në kundërshtimi të miratimit të Ligji për pagën minimale.















