Kryetari i Partisë Socialdemokratike Dardan Molliqaj, ka thënë se koncepti luftë e pastër nuk ekziston pasi sipas tij ka vetëm “lufta të drejta dhe të padrejta”.

“Nuk ekziston koncepti luftës e pastërtisë, edhe në lufta të drejta ka shkelje të drejtave të njeriut, ka viktima, ka krime por kjo nuk e bënë një luftë të drejtë apo të padrejtë, por luftën e drejtë e bënë e drejta e një populli me për t’u çlirua ose jo ose përballë shtypësit që e ke”, ka deklaruar Molliqja.

Sipas tij askush nuk mund ta pastrojë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës sepse ai ka thënë “UÇK-ja nuk është e papastër, UÇK-ja është organizatë politike Ushtarake që ka kontribuuar në çlirimin e Kosovës”.

Më tej, ai ka theksuar se Gjykata Speciale është e pa drejtë, por PSD-ja sipas tij nuk është kundër drejtësisë.

“Në momentin që një gjykatë shkruan fjali të tilla në vendime.. ku thotë se nuk jam duke i gjykuar, UÇK-në as popullin e Kosovës, ajo është duke dhënë interpretime politike”, ka përfunduar ai.