Molliqaj kritikon qeverinë: 4% papunësi, 96% manipulim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka reaguar Qeverisë Kurti pas publikimit të disa statistikave nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas së cilave, Kosova ka nivelin më të ulët të papunësisë në rajon me vetëm katër për qind.

Molliqaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë të dhënat se sa njerëz e kanë braktisur Kosovës dhe atëherë kuptohet korelacioni mes ikjes dhe uljes së papunësisë.

“4% papunësi, 96% manipulim! Ekuacionet dinë me qenë edhe më të lehta se ai të cilin Kurti e gaboi: nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim. Në tërësi bëjnë 100% mashtrim. Në vend të sondazheve me 1000 të anketuar, ku niveli i papunësisë as që mund të jetë reprezentativ për gjithë vendin tonë, Qeveria le të nxjerrë të dhënat për braktisjen e Kosovës nga njerëzit dhe lehtësisht vërehet korelacioni mes ikjes dhe uljes së papunësisë. Dilema që krijohet pastaj është cilave statistika me i besu, sepse papunësia e përgjithshme në BE ështe 6%. Pse po ikin njerëzit nga Kosova, kur kemi me pak të papunë sesa shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian?”, ka shkruar Molliqaj.

Ai tha se ka gjëra që qeveria ka arritur t’i zhdukë.

“Ka gjëra në fakt që kjo qeveri ka arritë me i zhduk krejt. Kjo është rëndësia e faktit kur analizon, por edhe rëndësia e tjetrit kur diskuton. E vërteta flet përmes liderit si shkencë e rol historik. E vërteta, pra, nuk buron as krijohet. Ajo zbret nga lart. E ku ma lart se goja e liderit?!”, thuhet në postim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika