Molliqaj: Kurti na ka sjellë marrëveshje pa zgjidhje

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga takimi në Ohër, i ka sjellë vendit marrëveshje pa zgjidhje.

Këtë ai e ka quajtur rrugë të gabuar.

“Ne nuk i kemi thënë kryeministrit mos bëj kompromis, nuk kemi thënë se ripërcaktimi i kufijve nuk është kompromis, është kompromis. Ajo çka na ka sjellë kryeministri prej pozicionit që unë nuk lëshoj pe kurrgjë dhe mbështetësit e tij kanë thënë ky nuk lëshon pe për kurrgjë, na ka sjellë marrëveshje pa zgjidhje. Është rrugë e gabuar. Nuk ka marrëveshje që nuk të sjellë të këqija, puna është se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me bindjet që i ke”, ka thënë Molliqaj në “Debat  Plus”, në RTV Dukagjini.

Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e larguar njohjen nga Serbia dhe duke e vendosur Asociacionin në qendër, do fillojë ta zbatojë atë.

Ai ka thënë se në protestën e organizuar nga PSD-ja janë përfshirë edhe kundërshtimi i marrëveshjes edhe ajo që ai e quan papërgjegjësi e kryeministrit kundrejt premtimeve të tij.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika