Molliqaj: Kurti po intervenon ndaj krizës, por në mënyrë të gabuar

Dardan Molliqaj i PSD-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke reaguar ndaj krizës ekonomike në vend por sipas tij këtë po bën në mënyrë të gabuar

Dardan Molliqaj, i ftuar në emisionin "Five".

Kryeministri Albin Kurti, është duke bërë veprime ndaj krizës ekonomike, dhe sidomos ndaj rritjes së çmimeve, por këtë po e bën në mënyrë të gabuar.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj. I ftuar në emisionin “Five”, Molliqaj ka thënë se veprimet e Qeverisë ndaj rritjes së çmimeve janë “shabllon”, për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Sipas tij, masat e përgjithshme që po merren nga Qeveria e Kosovës, te ata që nuk kanë nevojë po ndikojnë më së shumti, kurse ata qytetarë që sipas Molliqajt kanë nevojë më së shumti, nuk po ndihmohen.

“Ata po marrin masa të përgjithshme, asnjë krizë nuk ndikon njejtë tek të gjithë. Në mes të dikuj që shpenzon vetëm për udhtëim dhe dikush që punon p.sh bujqit, nuk është njëjte. Duhet ti subvenciojojmë sektorët kyq, qeveria nuk e bën një gjë të tillë”, ka deklaruar Molliqaj.

Megjithkëtë, Molliqaj, në një pikë pajtohet me Qeverinë e Kosovës. Sipas tij heqja e akcizës dhe TVSH-së, nuk është zgjidhje e duhur.

Por sipas tij, akciza mund të hiqet për disa kategori, siç janë bujqit dhe transporti publik, të cilët sipas tij janë më të rrezikuarat.

“Si PSD, nuk jemi për heqjen shabllon të akcizës as tvsh-së, sepse shteti duhet të ketë të hyra, por nuk jemi se nuk duhet t’ia heqim asnjërit. Me ja hek bujqve është lehtë, dihet kush janë bujqit, transporti publik, dhe dihet kush është prodhues, pra shumë lehtë”, ka thënë Molliqaj.

Në kohë krizash Molliqajt është shprehur se duhet të shikohet se kush rrezikohet më së shumti, dhe sipas tij kategoria që rrezikohet më së shumti janë prodhuesit dhe ata që kanë të hyra më së paku.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika