Molliqaj: Kurti shkoi në veri vetëm për simbolikë, atje do të instalohet autonomia

Dardan Molliqaj, në “Debat Plus”, tha se Kurti është në prag të tërheqjes nga veriu dhe se, sipas tij, për këtë arsye edhe tenton që përmes simbolikave të japë mesazh te qytetarët se nuk do të lëshojë pe

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurti në veri ka qenë vetëm për simbolikë, dhe se jo që ka sjellë ndonjë gjë përmbajtësore.

Molliqaj në “Debat Plus” tha se Kurti është në prag të tërheqjes nga veriu dhe se, sipas tij, për këtë arsye edhe tenton që përmes simbolikave të japë mesazh te qytetarët se nuk do lëshojë pe.

“Është pjesë thelbësore e pushteteve populliste që duke lëshu pe me bë sa më shumë simbolika. Simbolika në politikë është e rëndësishme, tash po keqpërdoret, por ka rol në komunikimin me qytetarët. Vetë fakti që ka shku në Leposaviq, është fakti që ngadaldale kanë me u tërhekë në kuptimin e masave të dhunshme që kanë qenë, kam qenë kundër kësaj, rezultati ka dalë i keq për Kosovën, sanskione, drafte më të këqija, autonomi. Problemi i veriut është më shumë politik se i ligjit…”, tha ai.

Tutje, ai theksoi se nën qeverisjen e Kurtit, në veri nuk ka ndërruar asgjë, duke shtuar se qytetarët serbë të Kosovës vazhdojnë edhe më shumë ta përkrahin partinë e Aleksandër Vuçiqit.

“Ka shkuar për simbolikën, tash do të tërhiqet nga veriu, dhe do të instalohet autonomia në veri, dashti ta bëjë një simbolikë kinse ka ndërru gjendja në veri. Për ata që e marrin vesh politikën, nuk ka ndërru asgjë. Përkundrazi, numri i serbëve që kanë qenë kritikë ndaj Vuçiqit apo Listës Serbe është zvogëlu apo është zhdukë fare. Në zgjedhjet e vitit 2022 dhe 2023, 10% më shumë ka marrë vota partia e Vuciqit se sa më parë, tash janë rritë, zërat kritikë janë shuar, dhe janë bërë kompakt si popullsi dhe përfaqësues kundër Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti do ta lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika