Molliqaj: Marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur te Asociacioni

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se lajmi për arritjen e marrëveshjes është lajm i mirë por fillimisht duhet parë teksti i dakordimit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Mulliqaj, asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese, ai thotë që marrëveshjet e vogla janë shkallë për të arritur tek asociacioni dhe nga qëndrimet e forta kundër.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të përdoret si mekanizëm legjitimues. Rreziku që i kanoset vendit tonë nga ky projekt ka dëmin më të madh se secila marrëveshje e pjesshme. Është vështirë t’i shihet fundi i lumtur një procesi që fragmenton e ndanë”, shkruan Dardan Mulliqaj.

Kryetari i PSD-së ka thënë se lajmi për një marrëveshje me Serbinë lidhur me respektim të dokumenteve është kumtuar përmes “cicërimave” në Twitter, por pa tekst shoqërues.

“Na duhet ta dimë se cili është teksti? Cila është marrëveshja?”, shkruan tutje Mulliqaj.

Dardan Mulliqaj ka përfunduar duke thënë se lajmi për arritjen e marrëveshjes është lajm i mirë vetëm nëse nuk ka kompromis të stilit të deklaratave e fusnotave për shtetin e Kosovës. Sipas

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika