Molliqaj mbështet aksionin e OVL-UÇK-së: Janë të paanashkalueshëm, pa këtë vlerë me vete nuk shkojmë askund

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbështetur aksionin simbolik të OVL-UÇK-së para selisë së EULEX-it duke thënë se "ata që dje rrezikuan e dhanë jetën që ne si shoqëri të kemi kushte për realizim e gjithëpërfshirje, sot janë të vetmit që nuk marrin trajtimin që ju takon"

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar pas aksionit simbolik që ka bërë OVL-UÇK pranë zyreve të EULEX-it, aksion në të cilin ka marrë pjesë edhe vetë ai.

Në një postim në Facebook, Molliqaj ka thënë se veteranët e UÇK-së janë të paanashkalueshëm edhe sa i takon përpjekjes së Kosovës drejt çlirimit, edhe sa i përket vizionit për të ardhmen, duke thënë se sot janë të vetmit që nuk marrin trajtimin që u takon.

“Ata që dje rrezikuan e dhanë jetën që ne si shoqëri të kemi kushte për realizim e gjithëpërfshirjes, sot janë të vetmit që nuk marrin trajtimin që u takon. Përderisa pagat në Kosovë janë prekur në një mënyrë ose një tjetër, apo edhe ato pakot për rimëkëmbje të stilit të lëmoshës, nuk i parapanë vetëm kategoritë e dala nga lufta. Veteranët u përjashtuan nga paga minimale, familjet e dëshmorëve u “harruan”, ndërsa invalidët nuk u ndihmuan as në financa as në nevojat urgjente që kanë për proteza dhe kontrolle”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje, Molliqaj ka fajësuar edhe pushtetin se ka “bashkëjetesë” me Gjykatën Speciale.

“Pa këtë vlerë me vete nuk shkojmë askund. Prandaj jemi edhe në momente të vështira politik, pikërisht duke u munduar t’i bëjmë bisht e duke mohuar qëllime e UÇK-së për liri e barazi. Përndjekja që sot i bëhet çlirimtarëve nga Gjykata Speciale ka një bashkëjetesë me Qeverinë në pushtet. Ata e kanë luftën e humbur, por dëmin e madh”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka organizuar një aksion simbolik për t’i kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Disa pjesëtarë të kësaj organizate kanë hedhur disa telefonë në drejtim të selisë së EULEX-it.

Të veshur me uniforma të UÇK-së, disa protestues kanë thënë se bastisjet e tilla janë duke u bërë padrejtësisht.

Ata kanë paralajmëruar protesta më masive nëse bastistjet e tilla vazhdojnë.

Ky aksion i tyre vjen pasi EULEX-i të enjten ka bastisur shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ndërkaq, ditëve të fundit, EULEX me urdhër të Dhomave të Specializuara ka sekuestruar telefonat personalë të ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remit, ish-të burgosurit politik, Nait Hasanit, vëllait të luftëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, si dhe ka bastisur shtëpinë e heronjve Fahri e Bahri Fazliu.

OVL-UÇK me aksion simbolik, hedhin telefona në drejtim të selisë së EULEX-it

 

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika