Molliqaj: Më dy prill ‘Marshojmë për drejtësi’ kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se më dy prill do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se më dy prill do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së një ditë para se të nis gjykimi i tyre në Gjykatën Speciale.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se fillimi i “Procesit” të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar.

“Për neve që besojmë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ky është një proces i padrejtë pavarësisht verdiktit. UÇK është përpjekja-dëshmi. Marshojmë më 2 prill, si qytetarë të lirë, kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri. Më 2 prill “Marshojmë për drejtësi”, në mbështetje të UÇK-së, në solidaritet me njerëzit që i kemi nën akuzë”, shkroi ai.

Ndryshe, Ismail Tasholli, ideatori i platformës “Liria ka emër”, ka njoftuar se deri më sot mbi 20 organizata të ndryshme e kanë konfirmuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen në marshin e datës 2 prill.

“Për nga thirrjet deri në ditën e sotme janë diku mbi 20 organizata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe përkrahjen. Nuk mund të spekulojmë, por si duket do të jetë një marsh masiv që do të kërkojë drejtësinë dhe do të të provojë të japë edhe një përkrahje morale… Nga trendi, nga ajo që po na thuhet parashikojmë të jetë një marsh dinjitoz”, ka thënë Tasholli.

Ideatori i platformës “Liria ka emër” ka thënë tutje se është e rëndësishme të ketë drejtësi, pasi sipas tij, interpretimi i padrejtë i së kaluarës ka ndikim edhe në të ardhmen e vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika