Molliqaj: Me Kurtin, Kosova ka izolim ose autonomi

Në një intervistë në “FIVE” të Dukagjinit, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, shpreh qëndrimin se politikat e kryeministrit Albin Kurti në dialog e kanë shtyrë Kosovën në një udhëkryq: izolim ose autonomi. Ai shton se një opsion tjetër mund të jetë ripërcaktimi i kufijve

Rrugët që ka zgjedhur kryeministri Albin Kurti në dialog gjatë mandatit të tij, e kanë sjellë Kosovën në dy opsione: izolim i vendit – që vjen nga mosthemelimi i Asociacionit – apo autonomia – që pason nga themelimi i Asociacionit.

Kështu ka pohuar në “FIVE” të Dukagjinit i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke thënë se opsioni i tretë është shqyrtimi i idesë së kamotshme të ripërcaktimit të kufijve.

“Kosova shkon në izolim, Kosova shkon në autonomi, ose Kosova duhet me u përpjekë për ripërcaktim të kufijve, e ne jemi për të tretën. S’ka rrugë të katërt në Kosovë, a po dëshirojmë izolim apo autonomi apo po dëshirojmë me u angazhu për ripërcaktimin e kufijve…

Gjithë patëm thanë që këtu kemi më mbërri (në izolim ose autonomi). Në vitin 2021 në mars, kur kemi thënë që ky program apo platformë e dialog çon në autonomi. E pata marrë me trenin dhe hekurudhën, nëse niset për Pejë nuk mbërrin në Ferizaj, Kurti është nis për autonomi… dhe ja ku jemi te autonomia. Tash a po dëshirojmë autonomi, izolim apo dëshirojmë me punu për ripërcaktim”, ka thënë Molliqaj.

Pra, Molliqaj më tej rithekson se me Kurtin, Kosova nuk ka rrugë tjetër përveç autonomisë dhe izolimit.

“Për mua dështimi kryesor është, Kosova ja shkon në izolim me Kurtin, ja në autonomi. Kurti nuk i jep zgjidhje tjetër Kosovës. Me Kurtin kryeministër, ka izolim ose autonomi. Këto janë dy opsionet që ka, s’ka rrugë tjetër me Kurtin kryeministër”, ka shtuar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika