Molliqaj: Ndërkombëtarët duan të themelojnë Asociacionin, pa e korit Kurtin

Dardan Moliqaj ka thënë se “ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pa kompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, kryeministri, Albin Kurti (ilustrim)

I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të marrë përgjegjësi dhe të dorëhiqet.

Sipas Molliqjat, ndërkombëtarët duan të implementojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pa e korit Kurtin.

“Ndërkombëtarët duan ta implementojnë asociacionin, pa e korit Albinin. Ata e kuptojnë që tek ky duhet ruajtur aura e njeriut të pakompromis, por vetëm duket e ditur që ai edhe nuk do ta përdor pushtetin e 51%-shit për ta bllokuar procesin”, ka shkruar Molliqaj.

Molliaqj ka thënë se implemtimi I Asociacioni është vec temë strategjije, e ku sipas tij Kurti nuk po e mohon vetëm po e paralëmrëon themelimin e tij.

“Pra këtu tashmë ekziston një pajtueshmëri, implementimi është veç temë strategjie. Ndërsa Kurti, teksa luan viktimën, dëshiron të thotë që nuk ka përgjegjësi për atë që do të ndodhë. Pra nuk e mohon, por e paralajmëron asociacionin. Ky lajmëtar i orëve të para”, ka shtuar ai.

“Por rolin e viktimës nuk e luan dot dikush me aq shumë pushtet. Viktima presupozon mungesën e pushtetit. Pushtet është edhe dorëheqja. Shkuarja në zgjedhje është guxim”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika