Molliqaj: Në vend të reflektimit qeveria po e lufton grevën

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se në vend të reflektimit po vazhdon luftën kundër grevës. Ndërsa, sipas tij, pas tentativës për ndaljen e pagave, është instrumentalizimi i fëmijëve

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se në vend të reflektimit po vazhdon luftën kundër grevës.

Molliqaj e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për tentim të instrumentalizimit të fëmijëve

“Në vend të reflektimit, qeveria po i ndërron e vazhdon mjetet në luftën ndaj grevës. Mjeti i radhës, pas kërcënimeve dhe tentativës për ndaljen e pagave, është instrumentalizimi i fëmijëve”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social Facebook.

“Politizimi i çështjes së grevës është i ulët në vete, por instrumentalizimi i fëmijëve për çështje politike dhe nevojës për dominim është nivel i papranueshëm në çfarëdo lufte dhe sidomos në luftë të padrejtë, siç është kjo kundër punëtorëve dhe kërkesës së tyre për përkrahje ndaj inflacionit”, ka vijuar ai.

Kryetari i PSD-së, iu ka bërë thirrje prindërve të fëmijëve të mos e lejojnë instrumentalizimin e fëmijëve të tyre, duke thënë se qeveria po i përdor ata për interesat e tyre.

Ndërsa, Kurti, gjatë ditës së enjte, ka kërkuar nga mësimdhënësit që ta ndalojnë grevën dhe t’i kthehen procesit mësimor, pasi sipas tij, vendi nuk mund të zhvillohet pa arsimim.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Kosovë, Rrahman Jasharaj, kishte deklaruar se nuk do të përfundojë greva deri në plotësimin e kërkesave e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika