Molliqaj: Një polic është plagosur për aventurat e Albin Kurtit

I pyetur se a do duhej të hiqte Policia e Kosovës barrikadat në Veri,  Molliqaj ka thënë se Kosova do duhej të largonte Kurtin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se është Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ai i cili për Aventura politike po i rrezikon qytetarët e Republikës së Kosovës.

I ftuar në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini,  pas një diskutimi për Gjykatën Speciale dhe veprimet e saj ndaj Salih Mustafës, kritikat për Kryeministrin Kurti nuk u kursyen nga Kryetari Molliqaj. I pyetur se a do duhej të hiqte Policia e Kosovës barrikadat në Veri,  Molliqaj ka thënë se Kosova do duhej të largonte Kurtin.

“Kosova ish kanë dasht me hjekë kryeministrin se ky Kryeministër është duke na sjellë problem të mëdha dhe dëme të mëdha. Edhe po na e bjen Asociacionin, edhe spo e bjen njohjen edhe po na e rrezikon jetën e njerëzve atje. Një polic është plagosur për aventurat e Albin Kurtit. 11 policë janë duke qëndruar në pikën kufitare jo siç  po thojnë deputetët e LVV-së se janë betu. Shihe ti, janë betu, këtyre ju kujtu se tash janë betu. S’kanë betu tanë jetën policët për me e mbrojtë shtetin…tha nuk lëshoj pe për targat, lëshoi pe për targat, i qojë policinë tha kanë me u mbajtë zgjedhjet, i qojë atje i rrezikoi stafin civil të KQZ-së, i shtyu zgjedhjet. Tha kam me i hjekë barrikadat, spo i hjek barrikadat”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas tij, barrikadat janë mundësuar nga vet Kurti.

“Barrikadat nuk ish dasht me dal aty hiq dhe ato barrikada i ka mundësuar Albin Kurti. Albin Kurti me veprimet e tij i ka mundësuar ato barrikada. Unë dua t’a largojë atë që i  mundëson këto barrikada. Albin Kurti n aka ardhur me premtimin që i zgjidh ato problem dhe janë të thjeshta edhe e ka kompliku, edhe na ka rreziku”, ka deklaruar Molliqaj.

Më 9 dhjetor të këtij viti, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai e ka përmendur edhe rastin e plagosjes së një pjesëtari të policisë, duke thënë se ky është sulmi i 12-të në tetë muajt e fundit.

Sveçla e ka përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj gazetarëve, derisa kishte shtuar se ata janë mirë dhe të sigurt.

“Policia e Kosovës, mbrëmë në Zveçan, është sulmuar dhe qëlluar me armë nga grupe kriminale. Ky është sulmi i 12-të në 8 muaj. Një oficer ka mbetur i plagosur dhe aktualisht po merr kujdes mjekësor. Sot, persona të maskuar në veri kanë sulmuar edhe gazetarët vendas. Për fat të mirë, ata tani janë të sigurt”, ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika