Molliqaj për Specialen: Kjo Gjykatë është dizajnuar për dënim

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryetari i PSD-së, i cili ka thënë se Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm, ku para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës së UÇK-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë SocialDemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Gjykata Speciale e Hagës është dizajnuar për dënime.

Gjykata Speciale e Hagës e ka dënuar Salih Mustafën me 26 vjet brugim, vendim i cili ngriti reagime të shumta e ndër to nuk mungoi as ai i Molliqajt. Sipas tij, vitet ’98-’99 ngadalë po bëhen argument për Serbinë.

“Aktgjykimi dënues ndaj Salih Mustafës sot, është edhe një herë vulë për natyrën e Gjykatës. Gjykata, edhe nëse s’ka asgjë, e ka ‘Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale’. Filloi si akuzë për trafik organesh, sepse kështu nisej urgjenca për themelim. Po përfundon me ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’ si formulim-mekanizëm për dënim. Kjo Gjykatë është dizajnuar për dënim. Vitet ’98-’99 ngadalë po bëhen argument për Serbinë. ‘Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale’ është instituti kriminalizues për luftën e UÇK-së. Aty fillon akuza për motivet, përmes saj janë sajuar standarde të veçanta të gjykimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Krahas kësaj, Molliqaj ka thënë se do të ketë pasoja të pariparueshme nga Specialja nëse vazhdon “heshtja”.

“Gjykata Speciale është pasojë direkte e reaksionit të brendshëm ndaj UÇK-së. Shumë reaksion është prodhuar për këto vite. Gjykata Speciale nuk është një mekanizëm para të cilit dëshmohet virtyti e vërtetësia e luftës. Gjykata Speciale do të ketë pasoja të pariparueshme nëse rrimë anash e bëjmë sehir”, ka thënë ai.

Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika