Molliqaj: Qëllimi u arrit, plani i propagandës nuk kaloi
Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj ka ritheksuar edhe njëherë se sipas tij, Gjykata Speciale është një gjykatë politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty. Përmes një postimi në Fcaebook edhe njëherësh, edhe pas një konference për emdia pas anulimit të vizitës së Trendafiloves, Molliqaj ka thënë se […]





Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj ka ritheksuar edhe njëherë se sipas tij, Gjykata Speciale është një gjykatë politike që tenton të menaxhojë opinionin publik dhe të normalizojë imazhin e saj aty.
Përmes një postimi në Fcaebook edhe njëherësh, edhe pas një konference për emdia pas anulimit të vizitës së Trendafiloves, Molliqaj ka thënë se me rastin e anulimit të vizitës së Trendafiloves në Kosovë, është anuluar edhe protesta e cila parashihej të bëhej krahas ardhjes së saj.
“Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoi në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty”, ka shkruar Molliqaj.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se pas situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova ka vendosur që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.
Protesta ishte planifikuar të mbahej në komunën e Gjilanit të mërkurën.
Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, organizon aktivitetin online




















