Molliqaj reagon për ardhjen e kryetares së Speciales: Më mirë do të ishte të kthehej prapa

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shprehur një reagim të ashpër ndaj masave të marra nga Policia e Kosovës në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë

Dardan Molliqaj Kryetari i PSD-së

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas një njoftimi të Policisë së Kosovës ku njoftohej për disa masa trafiku e sigurie lidhur me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, në Kosovë.

“Përpjekja për ta normalizuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale, sot paska shkuar një hap tutje. Z. Trendafilova iu paska ofruar siguri shtesë. Janë thyer protokollet shtetërore sikur ajo të jetë vizitë e ndonjë presidenti nga ndonjë vend i rëndësishëm, e jo kryesuesja e Dhomave të Specializuara – organ që bën diskriminim të vazhdueshëm etnik, racor dhe njerëzor”, ka shkruar Molliqaj.

Tutje, ai ka theksuar se “për ironi të fatit, kërkohet edhe mirëkuptim nga qytetarët për pengesa eventuale në trafik. Sikur të ishte vetëm ky problemi i kësaj vizite”.

Molliqaj ka thënë se Ekaterina Trendafilova më së miri do të ishte të ktheje prapa.

“Mbase edhe kanë arsye për ta ruajtur, duke ditur që në Kosovë është e papranueshme dhe revolta ndaj saj është evidente. Më mirë do të ishte të kthehej prapa”, ka përfunduar Molliqaj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika