Molliqaj shprehet pro ripërcaktimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ripërcaktimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ishte zgjidhja e duhur për t’i normalizuar raportet në mes të dy vendeve

Dardan Molliqaj, i ftuar në emisionin "Five".

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, nuk ka asnjë ide që do ta arrinte ndonjë marrëveshje të duhur në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte ripërcaktimi i kufijve në mes të dy vendeve më marrëveshje dhe në mënyrë paqësore.

Sipas tij ideja për themelimin e  asociacionit për komunat me shumicë serbe, do të ishte marrëveshje e gabuar.

“Ne jemi për ripërcaktim të kufijve…Po flas për ripërcaktim të kufijve me marrëveshje. Nëse ka Kurti ndonjë ide më të mirë le ta shfaqë,  ne e dimë që ideja e asociacionit nuk është zgjidhje e duhur”, ka thënë Molliqaj.

I pari i PSD-së, ka thënë se nëse do të ketë një marrëveshje me Serbinë, gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, ajo nuk do te jetë e dobishme për vendin.

Molliqaj ka folur edhe për vizitën e kryeministrit Kurti, në SHBA, duke e cilësuar atë si “eskurzion të kryeministrit”.

Sipas tij, do të ishte më mirë sikurse ajo vizitë të mos bëhej fare.

“E pamë një eskurzion në SHBA, është skandal.  Me shku kryeministri dhe ta bëjë një eskurzion, është vetëm dëm, më mirë të mos shkoj. Në rrafshin politik është shumë keq, në rrafshin ekonomik është hajgare. Kishin me qenë takime shumë të mira këto ekonomike nëse kishin ndodhë këto tjera”, ka thënë ai.

Në mes të tjerash Molliqaj e ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Kosovës, duke thënë se nuk po e bëjnë si duhet një gjë të tillë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika