Molliqaj tregon se çfarë diskutoi me Thaçin e Veselin në Hagë

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka rrëfyer për bashkëbisedimet miqësore me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë

Në të kaluarën ishte njëri nga kundërshtarët politikë më të ashpër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Pothuajse me asnjë temë nuk pajtoheshin, gjithmonë gjendeshin në tabor të kundërt.

Bëhet fjalë për ish-sekretarin e VV-së, Dardan Molliqaj, tash kryetar i PSD-së.

Molliqaj, në “Five” të RTV Dukagjinit, rrëfeu pjesëza momentesh nga bashkëbisedimi në qendrën e paraburgimit në Hagë mes tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai tregoi se momentet e bisedat me ta ishin shumë të natyrshme e miqësore dhe se kësaj here për dallim nga e kaluara e kishin të qartë se “beteja e tyre ishte e përbashkët”.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së dhe ai i lanë anash dallimet politike dhe në vend të tyre zuri vend solidariteti.

Lexo edhe: Molliqaj: Kam informacione se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë izoluar, s’po i lejojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin

“Takimi me thacin e Veselin ishte i natyrshëm, miqësor, i afërt, shumë i përzemërt, prej të dy palëve, të paktën kështu e përjetova për vete. Për shkak se e kishim të qartë se në këtë betejë jemi si mishi me ashtin, nuk kishte tension, por kimia ishte në nivelin maksimal, që për këtë çështje PSD-ja e kuptonin që ishim të përkushtuar dhe çfarëdo dallimi politik nuk ishte pjesë as e ndjenjës, sa ishte solidaritetit”, tha ai.

Kreu i PSD-së tha se me ish-presidentin Thaçi i kanë ndarë shqetësimet e njëjta sa i përket dialogut Kosovë – Serbi.

“Me Thacin kemi folur shumë më shumë politikisht. Kemi ndarë shqetësime të njëjta për procesin e dialogut. Ne e mbështesim fuqishëm ripërcaktimin e kufijve. Ndamë shqetësim që nuk ishte marrëveshja e duhur dhe rruga e duhur”, tha ai.

Molliqaj u shpreh se vizita në Hagë i krijoi ndjenja të fuqishme emocionale e aspak të zakonshme.

Ai thotë se ishte tejet e vështirë t’i shihje ish-komandantët e UÇK-së me rroba të burgut e duke marrë urdhra nga gardianët, sado korrekte që ishin ato.

“Për mua nuk ke e zakonshme, në aspektin emocional. Kam qenë në burg, e në luftë kam parë njerëz të vdekur. Ky përjetimi që ata janë në Hagë, është krejt ndryshe prej kur shkova. Atje u ballafaqova me të burgosur, deri atje ishte ideja që do të shihesha me ish-liderët e UÇK-së, liderë institucionalë. Ata ishin me rroba ndryshe.. Ishte situatë jo e këndshme me i pa në situata të tilla ku gardianët urdhërojnë tërë kohën… Ke inspiruese, s’kesh hiç rehat edhe kur dola, ideja që jashtë burgut ishte Haga, qytet i bukur, e shiheje që pas murit ishin krerët e UCK-së”, tha ai.

Molliqaj po ashtu i kritikoi krerët e shtetit të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, të cilët, sipas tij, do të gëzoheshin nëse Thaçi dhe të tjerët dënohen.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika