‘Moment historik’, Finlanda dhe Suedia i afrohen anëtarësimit në NATO

Finlanda dhe Suedia janë një hap më afër anëtarësimit në aleancën ushtarake të NATO-s. Këto dy shtete nuk do të kenë të drejtë për votim, por do të jenë pjesë e takimeve të NATO-s, ndërsa procesi i plotë i antarësimit të tyre do të zgjasë deri në një vit

Ilustrim

Të dy vendet, të cilat vendosën të aplikojnë për anëtarësim pas pushtimit rus të Ukrainës,  javën e kaluar janë pranuar ofertat e tyre në samit, ndërsa hapi tjetër, është që pranimi i tyre të ratifikohet nga parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s.

Të martën e 5 korrikut,  ky proces filloi zyrtarisht kur 30 aleatët e NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi. Kjo do të thotë që Helsinki dhe Stokholmi mund të marrin pjesë në takimet e NATO-s dhe të kenë akses më të madh në inteligjencën, por nuk do të mbrohen nga klauzola e mbrojtjes e NATO-s, që një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve deri në ratifikimin. Dhe kjo do të zgjasë deri në një vit.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg ka thënë që ky është një moment historik dhe ne do të jemi më të fortë.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg

“Ky është me të vërtetë një moment historik për Finlandën, për Suedinë dhe për NATO-n, me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë në një kohë kur po përballemi me krizën më serioze të sigurisë në dekada”, ka theksuar Stoltenberg.

Ai gjithashtu ka lejuar përfaqësuesit finlandez dhe suedez të marrin pjesë në të gjitha takimet e NATO-s, edhe nëse ata nuk kanë ende të drejtën e votës, ose janë të mbrojtur nga klauzola e mbrojtjes së aleancës, transmeton Euronews.

Kurse, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Ankaraja mund të bllokojë procesin nëse të dy vendet nuk përmbushin kërkesat e Turqisë për ekstradimin e njerëzve që ajo i sheh si të dyshuar për terrorizëm.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika