“Moment kritik”, Lajçak pret që dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake

“Në ditën dy në Kosovë u takova me liderët e partive kryesore opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Komuniteti Ndërkombëtar për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pas vizitës dy ditore në Kosovë dhe takimeve me liderët e opozitës ka thënë se në këtë “moment kritik” pret që Dialogu të vendoset mbi politikat e përditshme partiake.

Gjatë ditës së premte, Lajçak u takua me të parin e PDK-së, Memli Krasniqin, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

“Në ditën dy në Kosovë u takova me liderët e partive kryesore opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Komuniteti Ndërkombëtar për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”.

Gjithashtu, ai u taku edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe, ku nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se i ka informuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe i ka dëgjuar vlerësimet e tyre për zhvillimet ne veri të Kosovës.

“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për Dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk mbeti pa u takuar me Lajçkun.

“Dhe më në fund programi im i ngarkuar më lejoi të takohem me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Svecla. Puna jonë është e mbivendosur në shumë fusha. Kjo është arsyeja pse nënvizova rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Lajcak në Twitter.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika