Monedha Euro këtë fundjavë “e brishtë” në Shqipëri

Në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë, kjo fundjavë e ka gjetur prapë Euron në nivele të ulëta

Fundjava e ka gjetur sërish monedhën europiane Euro në nivele tepër të ulëta në tregun e këmbimit valutor të Shqipërisë.

Referuar tregut valutor 1 Euro këmbehet në shitje në vlerat e 100.9 Lekëve, ndërsa në blerje ka arritur në kufijtë e 100.1 lekëve.

Referuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të Euros rezulton aktualisht në rënie me rreth 9.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Tendenca e rënies së monedhës europiane, nisi të tatëpjetën që nga fundi i tremujorit të parë të këtij viti. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo vjen kryesisht si rezultat i rritjes së prurjeve valutore që lidhen kryesisht edhe me fluksin turistik.

Gjithashtu sipas agjentëve, një ndikim të vogël ka edhe festa e Pashkëve ortodokse, që shoqërohet me një numër në rritje të emigrantëve që kthehen në Shqipëri, veçanërisht nga Greqia për të festuar, raporton tvklan.

Rënia e Euros po mban në nivele të ulëta edhe valutat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye këtë fundjavë në vlerat e 93-94 Lekëve, ndërsa paundi britanik 116.3 Lekë në blerje dhe 117.3 Lekë në shitje.

Duke parë tendencat e tregut dhe raportet e pritshme të kërkesës dhe ofertës, pritet që Leku të vijojë të forcohet, ndërsa monedhat e huaja, e veçanërisht Euro do vijojnë të jenë të brishta për shkak të turizmit.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika