Morgan: Është e pamundur që Ronaldo të luajë përsëri për United

Gazetari, Piers Morgan mendon se ëshëtë shumë e pamundur që Cristiano Ronaldo të luajë përsëri për Manchester United, pasi ky i fundit sipas Morgan e ka ndarë mendjen

Cristiano Ronaldo

Gazetari, Piers Morgan ka treguar se ka pasur kontakte gjatë javës së fundit me portugezin, Cristiano Ronaldo dhe pas këtyre bisedave Morgan mendon se është e pamundur që Ronaldo të luajë përsëri për Manchester-in, Morgan e ka këshilluar Ronaldon që të lëvizë në një klub që do të jetë befasues për të gjithë.

Gjatë vitit të kaluar Ronaldo u kthye në Old Trafford, por pas fushatës zhgënjyese është raportuar se në fillim të muajit korrik, Ronaldo ka kërkuar që të largohet nga klubi në qoftë se United do të merrnin një ofertë të përshtatshme këtë verë.

Turneu parasezonal që ka ndodhur në Tajlandë dhe Australi, nuk e ka pasur prezent Ronaldon, e për këtë gjë Morgan mendon se ky i fundit në mendjen e tij është larguar nga United.

“Kam pasur shumë kontakte javën e fundit. Unë sigurisht mendoj se do të ishte shumë e pamundur nëse Cristiano Ronaldo luan një lojë tjetër për Manchester United. Thjesht mendoj se mendërisht ai ka ecur përpara”, ka thënë Morgan për talksport.

Sipas mendimit të gazetarit Piers Morgan, portugezi tashmë mendon se struktura e klubit nuk është e drejtë dhe nuk reflekton për menaxherin e ri Erik ten Hag.

“I takon atij të thotë atë që ndjen, por nëse po më pyesni mua, atëherë nuk mendoj se ai do të qëndrojë në Manchester United,” ka shtuar Morgan.

A do të bëhet Ronaldo pjesë e Arsenalit?

Opsionet e Ronaldos janë të kufizuara pasi Chelsea, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich kanë refuzuar transferimin e portugezit.

Sipas Morgan, Ronaldo mund të përfundojë në një vend të papritur edhe pse ai nuk e ka zbuluar ende, por përpjekjet e gazetarit kanë qenë që ta bindë Ronaldon të bashkohet me Arsenalin pasi që është klubi që ai e mbështet, sepse topçinjtë kishin humbur superyllin portugez pothuajse dy dekada më parë kur ai ishte adoleshent.

Është e dukshme që Morgan ka bërë gjithçka që ta bindë Ronaldon të bëhet pjesë e Arsenalit, këtë gjë e ka pohuar vetë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika