Morina: Gjakova do të jetë prioritet i qeverisë Kurti

Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Zef Morina, ka deklaruar se Gjakova dhe fshatrat përreth do të jenë në fokus të investimeve të ardhshme qeveritare.

Përmes një postimi publik, Morina bëri të ditur se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë zhvilluar një takim në Jahoc të Gjakovës, ku kanë diskutuar për projektet dhe zhvillimin që e pret këtë komunë.

“Së bashku me Kryeministrin Albin Kurti në Jahoc të Gjakovë, folëm për projektet dhe zhvillimin që e pret qytetin e Gjakovës dhe fshatrat përreth.

Gjakovë do të jetë në listën kryesore të qeverisë së Kurtit, me investime të shumta në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, bujqësi dhe mirëqenie për qytetarët tanë.

Prandaj, më 7 qershor ju ftoj të votoni koalicionin e fitores PSHDK–VV me nr. 116”, ka shkruar Morina.

Shija e redaktorit

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Të fundit nga rubrika