Morina: Operacioni i policisë dhe prokurorisë në rajonin e Ferizajit ka për qëllim argumentimin e dyshimeve mbi personat e arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika
Ish koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina ka thënë se Policia dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Prokuroria Speciale kanë filluar një operacion në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Ferizajt i cili ka të bëjë me hetimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika. Ai ka thënë se më parë lidhur me […]
Ish koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina ka thënë se Policia dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe Prokuroria Speciale kanë filluar një operacion në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Ferizajt i cili ka të bëjë me hetimin e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika.
Ai ka thënë se më parë lidhur me rastin janë arrestuar shtatë persona ndërsa tani në bazë të hetimeve, provave e fakteve të tjera “me siguri” operacioni ka të bëjë me gjetjen e fakteve dhe provave ose personave të cilët në një mënyrë mund të jenë ndihmës të kryerjes së veprës penale.
“Kjo formë e tillë e operacionit ka si qëllim argumentimin e fakteve, provave nga hetuesit por edhe nga prokuroria…mënyra e kryerjes, rrethanat e kryerjes, bashkëpunimi, format e kryerjes së kësaj vepre etj, tregojnë se në mesin e tyre ka kryerës të cilët më parë kanë qenë recidivist të kryerjes së veprave penale”, ka thënë ai.
Ish hetuesi i policisë, Halit Shaljani në një linjë direkte në FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se hetimet e zhvilluara sot në rajonin e Ferizajt kanë të bëjnë me gjetjen e provave për të mbështetur hetimin dhe akuzën në çështjen e vrasjes së rreshterit Muhamet Lika.

Ai ka thënë se duhet të merren veprime në mënyrë që të ndriçohet sa më saktë elementet e kësaj vepre penale.
“Si dhe të ndriçohet edhe motivi i kësaj vepre penale. Duhet të kemi besimin në policinë dhe prokurorinë në marrjen e këtyre veprimeve” por ai ka thënë se “nuk” duhet të ketë shumë “fjalë” rreth këtyre çështjeve sepse sipas tij po bëhet një gjykim publik e i “cili madje mund të ndikoj edhe më keq në pjesën e të arrestuarve apo edhe familjarëve të tyre apo personave të tjerë”, ka thënë Shaljani.















